Për herë të parë në Kosovë do të organizohet turneu ndërkombëtar i nivelit ITF në tenis, "Kosova Open 2021" J5.
Ky turne do të grumbulloj tenistët nga e gjithë bota në fushat e tenisit "Arben Zeka" në Brestovik të Pejës, njofton Klan Kosova
Kjo ngjarje zhvillohet nga 6 deri më 12 Shtator 2021 dhe organizohet nga Klubi i Tenisit 'Peja', Federata e Tenisit e Kosovës dhe Komunës së Pejës, kurse drejtor i turneut do të jetë Shkelzen Domi.
Para fillimit të turneut ndërkombëtarë, do të mbahet edicioni i "Peja Open 2021" U16 i nivelit "Tennis Europe" që do të fillojë më 30 gusht.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.