Gjithçka është gati për ndeshjet e arteve marciale të përziera që do të zhvillohen në Klan Arena në një hapësirë prej 10 mijë metrave e ku do të performojë edhe Unikkatili.
Aty tashmë është vendosur oktagoni ku do të përballen luftëtarët dhe ku do të performojë reperi i njohur.
Njëri nga organizatorët e Kosova Fighting Series, Besart Berisha, ka thënë se punët kanë shkuar mirë dhe se gjithçka është gati për spektaklin e sontëm.
Të gjitha luftërat MMA do të transmetohen direkt në Klan Kosova dhe Artmotion me fillim nga ora 20:00.
https://www.youtube.com/watch?v=VxHwrpR9zXo&t=29s
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.