Teniseri më i mirë në botë, Novak Gjokoviq ka organizuar shkuarjen e fëmijëve serb të Kosovës në ndeshjet e reprezentacionit serb në Davis Cup të cilat ndeshje do të luhen gjatë vikendit.
" Është e vërtetë se kam organizuar ardhjen e fëmijëve nga Kosova dhe kjo është e pakta që reprezentacioni dhe unë mund të bëjmë për fëmijët që jetojnë në enklava"
"Ka shumë pak situata kur nuk nevojitet përpjekje e madhe për të bërë diçka si kjo".
"Më gëzon fakti që do t`i shoh fëmijët në këto ndeshje dhe shpresoj se edhe ata do të argëtohen" tha Gjokoviq, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
Ndeshjet e raundit të parë të Davis Cup në mes të Serbisë dhe Kazakistanit janë planifikuar të zhvillohen nga e premtja deri të dielën, dhe Novak do të nis betejën me kazakët, ku sot nga ora 14 do të përballet me Alexander Nedovjesova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.