Numri një i botës Novak Gjokoviq e ka nisur në mënyrën më të mirë gjysmëfinalen e Australian Open, pasi i ka fituar dy setet e para ndaj Rodger Federer me rezultat 6-1 dhe 6-2, për 54 minuta.
Federer e ka mposhtur Gjokoviqin në 22 përballje nga 44 në tërësi, por vetëm një herë pasi ka humbur setin e parë – në gjysmëfinalen e Dubait, dy vjet më parë.
Zvicerani tani duhet të rikuperojë dy sete për të dhjetën herë në karrierë, në mënyrë që ta kthejë ndeshjen.
Të dy duan finalen e Australian Open, të cilën në pesë vjetët e fundit, katër herë e ka fituar serbi, ndërsa Federer ka dështuar në gjysmëfinale, që nga viti 2010.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.