Tenisti Novak Gjokoviq duhet se do të mungojë në Indian Wells dhe Miami Open përsëri pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar masat kundër COVID-19.
Një nga to thotë se asnjë i huaj nuk mund të hyjë në territorin amerikan pa qenë i vaksinuar, raporton Eurosport, transmeton KlanKosova.tv.
Derisa shumë vende mbarë botës kanë lehtësuar masat, ShBA ka konfirmuar se dëshmia e vaksinimit do të kërkohet deri më 10 prill.
Serbi ka refuzuar që të vaksinohet, për çfarë ka humbur dy Grand Slam më 2022 – Australian Open dhe US Open. Gjithashtu ai ishte i detyruar që të lë anash edhe katër master, tre në Amerikë dhe një në Kanada.
Sivjet, Indian Wells nis më 6 mars, derisa Miami Open më 20 dhe nëse Gjokoviq nuk vaksinohet nuk do të mund të marrë pjesë në asnjërin.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.