Nëntë herë kampioni i Australian Open, Novak Gjokoviq, ka njoftuar se iu është anuluar ndalimi i hyrjes në Australi për tri vjet, që do të thotë se ai do të lejohet të garojë në Australian Open të vitit të ardhshëm.
35-vjeçari serb humbi turneun e këtij viti pasi u ndalua dhe u dëbua për shkak të dështimit të tij për të dëshmuar marrjen e vaksinës kundër COVID-19.
Ish-numri 1 i botës fillimisht ishte ndaluar nga vendi deri në vitin 2025, por ky vendim është anuluar nga qeveria australiane.
“Isha shumë i lumtur që mora lajmin dje”, tha Gjokoviq.
Në korrik, Australia hoqi një rregull që kërkonte që udhëtarët ndërkombëtarë të deklaronin statusin e tyre të vaksinimit dhe Gjokoviç tha në tetor se kishte marrë “shenja pozitive” në lidhje me statusin e përpjekjeve për të përmbysur ndalimin e tij, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.