Në fshatin Mramor të Prishtinës është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, 110 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe një DVR nga kamerat e sigurisë, transmeton Klankosova.tv.
Nuk raportohet për të arrestuar, derisa rasti është ende nën hetime.
“Është raportuar për gjuajtje me armë zjarri ku njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, një DVR nga kamerat e sigurisë si dhe 110 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.