Kryeqyteti i Kosovës, mbrëmjen e 8 marsit u trondit nga të shtënat me armë zjarri.
Siç raporton policia, ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në rrugën “Ujmani” në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
“Pasi është raportuar për të shtëna me armë zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin zyrtar.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.