Një person në Mitrovicë, ka raportuar se një i dyshuar nga ballkoni i shtëpisë ka shtënë dje me armë.
Në raportin 24-orësh thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari kanë gjetur e konfiskuar pushkën, të cilën dyshohet se kishte përdorur.
“Nuk raportohet për lëndime apo dëme, ndërsa në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.