Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi që Texas mund të përdorë një hartë të re kongresionale, e cila favorizon republikanët në zgjedhjet e mesmandatit të 2026.
Vendimi u mor me 6 vota kundrejt 3 konservatorëve, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Harta ishte bllokuar më parë nga një gjykatë e ulët, e cila e konsideroi diskriminuese, por gjykata e lartë e lejoi përdorimin e saj për të shmangur pengesa në fushatë.
Harta e re u krijua nën presionin e presidentit Trump dhe pritet t’i japë republikanëve 5 ulëse shtesë në Dhomën e Përfaqësuesve, duke nxitur një valë redizajnimi zgjedhor edhe në shtetet e tjera.
Demokratët e kritikuan vendimin, duke thënë se kartat ndajnë qytetarët sipas racës, ndërsa republikanët e quajtën të drejtë dhe legjitime.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.