Avokatët mitrovicas po ankohen në kosto të larta për udhëtim pasi Gjykata Themelore e Mitrovicës, në mungesë të gjyqtarëve i barti 83 lëndë në gjykata të rajoneve tjera.
Kjo iu duk absurde palëve mbrojtëse që për kundërshtim nuk i përjashtuan as protestat. Vendimi , sipas tyre, nuk do të japë rezultat pozitiv, derisa do të ketë kosto të lartë, njofton Klan Kosova.
Në fakt, ky vendim nuk erdhi nga Këshilli Gjyqësor por nga vetë nënkryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Bekim Veliqi, me arsyetimin se për shkak të numrit të vogël të stafit siç tha ishte e pamundur që të shqyrtohen lëndët brenda një afati të arsyeshëm kohor.
Veliqi i tha klanit se nuk kanë kërkesa shtesë për transfere të reja të lëndëve derisa shpenzimet për dëshmitar për ato që tashmë janë transferuar i rregullon kodi i procedurës penale.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=3BxpUztX_OQ
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.