Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, ka deklaruar se dënimi prej 24 vjetësh burgim ndaj Valon Aliut për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Cokli, është i butë.
Në emisionin “Kosova Today”, Tërshani, e cila ka ndjekur nga afër seancën ku u shpall vendimi nga Gjykata Themelore në Ferizaj, theksoi se i akuzuari do të duhej të dënohej me maksimumin e paraparë.
“Mendoj që kësaj here gjykata ka qenë e butë karshi Valonit, sikur ka qenë edhe në rastet e tjera, sepse dihet që i njëjti ka qenë recidivist dhe ka pasur më shumë se katër vepra penale. Madje, për njërën prej tyre nuk i është provuar as akuza. Asnjëherë nuk ka pasur dënim efektiv me burg, gjithmonë ka pasur dënime me gjobë ose masa edukuese. Kështu, mendoj se gjykata u tregua e butë karshi tij, sepse ka tepër shumë rrethana në këtë vepër penale”, tha gazetarja Tërshani. /Klankosova.tv
https://youtu.be/s7oHey7e_mU
https://klankosova.tv/24-vjet-burg-per-valon-aliun-qe-vrau-ish-gruan-ne-feri11zaj1/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.