Deri në mesditën e 5-të të nëntorit 2020 ishte President i Republikës, por jo edhe më tutje.
Në konferencën e tij të fundit si shef shteti, ku doli bashkë me të birin Endritin, Hashim Thaci, e dha një lajm të trishtë, për të, e për vendin.
Fjalimin ku njoftoi se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, ish këshilltari i tij, Ismail Syla, tha se i pari i shtetit asokohe, e kaloi pa vështirësi.
Një pjesë e kabinetit, në dy vjetorin e arrestimit të eprorit të dikurshëm shkuan për vizitë në Burojë ku u pritën nga babai i Thaçit. Ky i fundit zor se e fshehu mërzinë në një datë të tillë.
Edhe familja por edhe njerëz dikur shumë të afërt me ish kreun e UÇK-së janë të mendimit se paraburgimi është zgjatur shumë, derisa sipas tyre padrejtësia më e madhe që u bë nga specialja është pamundësia që ish krerët e UÇK-së të mbroheshin nën arrest shtëpiak.
https://www.youtube.com/watch?v=8E_w2UBqMSc
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.