Me duar e këmbë të lidhura u rikthye në mbajtje.
Ish-polici Ekrem Bajroviq, mbi të cilin rëndon akuza për krime lufte, nga gjykatorja u largua pasi u deklarua i pafajshëm në seancën fillestare.
Para trupit gjykues ky nuk pranoi barrën për vrasjen e masakrimin e 18 civilëve në Staradran të Istogut në maj të 1999, por këtë do ta dëshmojë edhe një i mbijetuar i saj.
Dhjetëra dëshmitarë besojnë se drejtësia do vihet në vend, pasi kanë një mal me fakte, por megjithatë, ata po duan që boshnjaku të ngarkohet edhe për të bëmat e kahershme. Por, prokurori i inkurajon që gjithçka që këta kanë ta thonë kur të dalin para gjykatës.
Ekrem Bajroviq, u arrestua një vit më parë në ë shtëpinë e tij në Vitomricë të Pejës, e që nga pas lufta jetonte në Bari të Malit të Zi.
https://www.youtube.com/watch?v=NRUBSfGPc6I
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.