Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Banjska”.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po e përcjellë nga afër gjykimin, ka njoftuar se zyrtari policor në Zveçan, Fahri Shala, është duke dëshmuar sot.
Deri më tani kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe policët Avni Shala, Elez Peci, Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa tashmë nën masën e paraburgimit janë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.