Një rast tronditës është raportuar të shtunën në Istog.
Gjyshërit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht nipin dhe mbesën e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Sipas policisë, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Një femër dhe një mashkull kanë raportuar se janë rrahur nga gjyshi dhe gjyshja i tyre. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.