Pas transmetimit të ndeshjes së parë mes Bashkimit dhe Vëllaznimit, këtë javë ndeshja e parë që do të transmetohet në platformën Artmotion nga playoff-i i EBC Superligës së femrave do jetë ajo mes Penzës dhe Prishtinës.
19:00 PENZA - PRISHTINA ART SPORT 1
Playoff në EBC Superligën e femrave vazhdon edhe me duelet e dyta të serisë. Këtë herë në transmetim do jetë dueli i zjarrtë dhe rivalizues mes Penzës dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet të hënën në Pejë me fillim nga ora 19:00 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Këto dy skuadra edicionin e rregullt e mbyllën në pozitat 2 dhe 3, teksa u lanë pas nga Bashkimi që e mbylli sezonin e rregullt si lidere.
Në përballjen e parë të serisë gjysmëfinale që u luajt në Prishtinë, mysafiret pejane arritën fitore më të lehtë se ç’ pritej me rezultatin 71:60.
Gabrielle Cooper me 25 pikë, 11 kërcime dhe 4 topa të vjedhur ishte më e mira në parket gjatë duelit të parë direkt, teksa formë të dobët në anën tjetër shfaqi Tolefree që realizoi vetëm 7 pikë.
Fitorja e dërgon Penzën në finale, teksa suksesi eventual i Prishtinës e dërgon takimin në duelin e tretë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.