Nata e mbrëmshme nuk ka qenë një prej më të mirave për atletin shqiptar, Ilir Latifin.
Kjo për shkak se ai është mposhtur nga kundërshtari i tij me origjinë turke, Volkan Oezdemir, në raundin e dytë, njofton Klan Kosova.
Ndeshja midis dy atletëve të Arteve Marciale të Përziera është zhvilluar në “Antel Arena” të Uruguait.
Oezdemir i cili është shtatë vjet më i ri në moshë se Latifi, e ka dominuar dyluftimin që nga fillimi e deri në përfundim.
https://www.youtube.com/watch?v=BZI3gVQhj_I
Sidoqoftë, pas ndeshjes ai ka treguar respekt për kundërshtarin shqiptar duke thënë se kjo është vetëm biznes dhe se ai është aty për ta kryer punën e tij.
“I gjithë respekti im shkon për Ilir Latifin. E gjitha sonte ishte vetëm biznes. E bëra punën time, fitorja tani është këtu, vazhdojmë tek tjetra”, ka shkruar Volkan Oezdemir në Instagram.