Donald Glover ka folur për periudhën kur kishte punuar si shkrimtar në serinë komike të NBC-së, 30 Rock.
Ai ka deklaruar që krijuesja e kësaj serie, Tina Fey, e kishte pranuar që e kishin marrë në punë për shkak të respektimit të diversitetit nga ana e NBC-së.
“Nuk ka animositet midis nesh apo diçka e tillë, mirëpo [Tina Fey] ma pati thënë vetë...ishte punë diversiteti. Dy të fundit që po luftonim për atë vend pune ishim unë dhe Kenya Barris”.
“Për vite nuk e kam ditur që kishte qenë midis meje dhe tij. Ai më foli një ditë dhe më tha, ‘Të kam urryer për vite!”
https://www.youtube.com/watch?v=jrNdl-2xbPk
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.