Një person është arrestuar për shkaktim të një aksidenti në Lipjan, ku mbeti i lënduar ngasësi i një motoçiklete.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton klankosova.tv.
''Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka shkaktuar aksidentin duke goditur motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë lëndime ka pësuar viktima, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.