I ranguari si i 134-ti, tenisti japonez Yoshihito Nishioka e ka mposhtur Jared Donaldson, i cili vendoset në ranglistën botërore, në vendin e 153-të.
Nishikoa fitoi pas tre setesh në raundin e dytë të turneut Aptos Challenger, njofton Klan Kosova.
Në setin e tretë të fitores së tij, lojtarët hynë në një “rally” të vërtetë, duke realizuar disa poteze mjaft të bukur, por kulmore ishte një lëvizje e Nishioka, i cili çmendurisht, pas shpine ne kthim, realizoi një pikë magjik, duke lënë të gjithë gojë hapur.
Përkundër se Aptos Challenger është një turne shumë i vogël, kjo goditje e ka bërë të njohur edhe atë, gjithandej.
Shikojeni dhe mrekullohuni me këtë bukuri, prodhuar nga japonezi.
https://www.youtube.com/watch?v=58E6mKhQ5mo
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.