Golden State Warriors ka fituar në Oracle Arena pasi mundi sërish San Antonio Spurs për të marrë kryesimin 2-0 në fazën e Play Off.
Sfida nuk nisi mirë për kampionët në fuqi të NBA pasi në fundin e dy periodave të para e panë veten në disavantazh, 47-53.
Pas pushimit të ndeshjes gjërat ndryshuan dhe Golden State filloi të tregojë se kush është shefi, duke e kthyer ndeshjen në favorin e tij për ta mbyllur me rezultatin 115-101.
Për Golden State pesë basketbollistë të tij e mbyllën sfidën me statistika dyshifrore por ai që shkëlqeu më shumë ishte Kevin Durant me 32 pikë.
Ndeshja e tretë mes Golden State dhe San Antonios do të luhet ditën e premte në AT&T Center në Texas.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.