Një tjetër rekord botëror është vendosur në librin e Guinness.
Kësaj here është golfieri zviceran i cili luajti 252 vrima golfi për 12 orë.
Jurg Randegger e bëri këtë veprim në këmbë, pasi përdorimi i një karroce golfi ishte i ndaluar nga rregullat e Guinness.
Thyerja e këtij rekordi përveç që ka rëndësi në zhvillimin profesional të Randegger, ka edhe një rëndësi tjetër, shkruan United Press International, përcjell Klankosova.tv.
"Jurg u përpoq për këtë rekord jo vetëm për dashurinë e tij për vrapim dhe golf, por gjithashtu për të sjellë ndërgjegjësim në Lojërat Olimpike Speciale të Zvicrës që ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuara përmes fuqisë së sporti," u bë e ditur në njoftimin e Guinness.
Sipas këtyre të fundit, Randegger theu rekordin e mëparshëm me 31 vrima.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.