Golfisti, Tiger Woods, është tërhequr nga Dubai Desert Classic para raundit të dytë, për shkak të problemit me shpinë.
Fituesi i 14-fisht u rikthye në lojë në dhjetor, pas 15 muajve që kaloi në pushim për shkak të dy operacioneve në shpinë.
“Ai ndihet shumë keq për turnamentin. Dëshiron që të garojë, por nuk mund të lëvizë”, ka thënë agjenti i tij, Mark Steinberg.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.