Ishte pritur qyshkur dhe premtuar në Konferencën I/O 2015 - tani është bërë realitet.
Versioni i përditësuar i Google Maps në Android do të funksionojë edhe nëse nuk jeni të kyçur në internet.
Kjo do të thotë që harta shkarkohet në telefonin tuaj dhe ju do të orientoheni njëjtë sikur të kishit lidhje interneti.
Në anën tjetër përdoruesit e iOS, së paku për një kohë nuk do ta kenë këtë mundësi. Ata do të duhet të presion derisa Google t'ua ofroj edhe atyre këtë mundësi.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.