“Duhet të mendonim për zgjedhjet”, shkruan në blogun e Google ish shefi i Google +, Bradley Horowitz, tashmë zv. President i shërbimeve streaming, fotove dhe shpërndarjeve.
Kolosi kalifornian kishte lidhur përdorimin e disa shërbimeve të tij, që nga emaili tek platforma YouTube, me regjistrimin e përdoruesve në Google +, rrjeti social që nuk morri kur zhvillim dhe nuk u mirëprit asnjëherë nga përdoruesit.
“Në muajt e ardhshëm gjërat do të ndryshojnë: një llogari në Google dhe jo në rrjetin social Plus, do të jetë e vetmja gjë e nevojshme për të përdorur produktet e Google”, vijon Horowitz. Megjithatë, vijon ai, Google + nuk do të zhduket por do të zhvillohet edhe më tepër si rrjet i pavarur social.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.