Google Photos ka më pak se gjysmë viti që ekziston por sapo ka arritur një rekord prej 100 milionë përdorues aktiv në muaj, ka bërë të ditur vetë kompania. Shërbimi i pakufizuar i fotove është një aplikacion i vlefshëm si në iOS, Android por edhe web, dhe u shkëput nga Google + në maj të këtij viti.
Google Photos u përqafua që në fillim për shkak të thjeshtësisë së saj dhe kombinimit me disa karakteristika të konkurrentëve, si Dropbox Carousel, Apple’s iCloud, dhe Flickr, i Yahoo-së, në një shërbim të vetëm.
Të arrish 100 milionë përdorues në vetëm pesë muaj nuk është gjë e lehtë. Pinterest dhe Twitter së bashku iu deshën pesë vjet për të arritur këtë shifër. Madje, edhe vetë Instagram e ka arritur shifrën 100 milionë pas dy vjet e gjysmë përdorimi të tij, transmeton Top Channel.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.