U mendua se Google po dorëzohej, por në të vërtetë ka ndodhur e kundërta. Kompania dyshohet se është duke punuar për gjenetarën e re të këtyre syzeve, pasi është zbuluar një dokument për një pajisje që quhet “GG1”.
Në të vërtetë, ky dokument nuk sqaron se çfarë pajisje është kjo, telefon, tabletë apo laptop, por mendohet se “GG1” është shkurtesë për “Google Glass 1”.
Po ashtu, shkruhet se kjo pajisje mund të lidhet me ëi-fi si dhe bluetooth, njëjtë sikurse edhe versioni i parë i “syzeve intelegjente” të quajtura “Google Glass”.
Dokumenti për këtë pajisje është paraqtiur në Federal Communications Commission, i cili duket se ka dhënë dritën jeshile nga ana e saj, për sigurinë e kësaj pajisje.
Mirëpo, Google ka nevojë edhe për dy leje të tjera, në mënyrë që të nisë prodhimin e kësaj pajisje dhe më pas ta nxjerrë në shitje në tregun amerikan.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.