Kompania Google thotë se ka vendosur të ndërmarrë rolin e arbitrit të vërtetësisë në Internet, me qëllim që të lehtësohet kontrolli i kërkimit gjatë mbingarkimit të informatave.
Kërkimi për momentin mbështetet në sistemin e radhitjes së faqeve sipas asaj që sa herë faqja e caktuar është klikuar, që do të thotë se ç’do informacion i rremë ka mundësi për arritje në radhë të lartë.
Modeli i ri, të cilin e zhvillon Google do t’i radhisë faqet në bazë të vërtetësisë të informatave dhe do t’i filtrojë ato të cilat ofrojnë informata të rreme, përkatësisht ato do të kenë radhitje më të ulët në raport të atyre të cilët ofrojnë informata të sakta.
●●●
DSHKRIMI NGA
donikab
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.