Google është duke testuar një shërbim që u lejon përdoruesve të kenë qasje në llogaritë e tyre vetëm duke shfrytëzuar smartfonin, pas pasur nevojë për të mbajtur mend fjalëkalime.
Gjiganti i internetit është duke dërguar tashmë ftesat e para për të testuar shërbimin
Veçoria e re është ende në fasa testuese dhe në momentin që kyçeni në llogari nga ndonjë lokacion i panjohur ju njofton në telefonin tuaj.
Ju mund të regjistroheni shumë lehtë tek shërbimi, dhe sapo ta keni bërë këtë, ju mund ta përdorni telefonin tuaj për të hyrë tek çdo llogari e Google.
Një veçori të tillë po e testojnë edhe Microsoft dhe Yahoo, të cilat po përpiqen që t’i japin lamtumirën fjalëkalimeve.
Nuk është bërë e ditur akoma se kur kjo veçori e re do të përhapet tek të gjithë përdoruesit.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.