Më shumë se 112 banorë të fshatit Gorancës, të Hanit të Elezit, kanë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të helmimit që besohet të ketë ardhur nga uji i pijes.
Fluksi i madh i qytetarëve që po kërkojnë ndihmën e mjekut, sipas drejtoreshës së shëndetësisë Kimete Kuka është zor i përballueshëm për shkak të mungesë së stafit e disa barnave.
Kjo tha se kanë dërguar kërkesë në ministrinë e shëndetësisë, që pas gjendjes së krijuar këtu, të ndihmohen me disa medikamente. Për të parë situatën nga afër, në terren doli edhe Mirsad Shkreta deputeti mjek i Lëvizjes Vetëvendosje.
https://www.youtube.com/watch?v=x2knQ_PmkjA
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.