Një burrë është arrestuar në Graçanicë, nën dyshimin se në gjendje të dehur kishte sulmuar një grua, e më pas kishte kanosur edhe disa persona të tjerë.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur fillimisht ka sulmuar viktimën femër dhe më pastaj ka kanosur edhe persona të tjerë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.