Kur flitet për atakun në zemër, shumë njerëz mendojnë se ai përcillet me dhimbje të forta gjoksi.
Por për gratë, kjo simptomë nuk qëndron.
Simptomat e një sulmi në zemër janë më pak specifike dhe më të vështira për t'u njohur tek gratë sesa tek burrat. Kjo është arsyeja pse shumë mjekë e vërejnë rrezikun shumë vonë tek gratë, shkruan Bild, përcjell klankosova.tv
Një mënyrë e rëndësishmë në zbulimin e një sulmi në zemër është koha: Statistikisht, gratë vuajnë nga ataku në zemër rreth dhjetë vjet pas menopauzës.
Gratë gjatë një ataku rrallë përjetojnë dhimbje tipike, të forta në gjoks. Gratë kanë më shumë gjasa të ndiejnë presion ose shtrëngim në gjoksin e tyre.
Këto janë simptomat më të rëndësishme të sulmit në zemër tek gratë:
Frymëmarrje/gulçim, djersitje, dhimbje shpine, të përziera, të vjella, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, lodhje e pashpjegueshme
Në thelb, pavarësisht nëse jeni grua apo burrë, duhet të telefononi mjekun tuaj. Kur bëhet fjalë për një atak në zemër, çdo minutë ka rëndësi.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.