Lajmet e fundit

Ekspozita “Gratë në Rrugën e Lirisë” i kushtohet grave që kontribuuan në luftën e fundit në Kosovë, duke sjellë historitë dhe sakrificat e tyre për lirinë e vendit.
Kjo ekspozitë është pranuar dhe mbështetur nga vetë gratë që morën pjesë në luftë, njofton Klankosova.tv.
Myrvete Lushtaku, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar, tha në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se ekspozita u hap dje në Gjenevë të Zvicrës.
Fillimisht ishte planifikuar të qëndronte e hapur nga ora 10:00 deri në 18:00, por për shkak të interesimit të madh dhe vizitorëve nga e gjithë Zvicra, qëndrimi i saj u shty edhe më tej.
Ekspozita synon të sjellë në pah rolin e grave në luftën çlirimtare dhe të nderojë sakrificat e tyre, duke shërbyer si një kujtesë e rëndësishme historike për brezat e ardhshëm. Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme: https://youtu.be/iEta-15qMNk