Mentor Nazarko nga RTSH në “Edicionin Special” në Klan Kosova komentoi përmendjen e Grenellit se po ndihmon kryeministrin Rama në fushatë.
“Jo në fakt, zoti Grenell nuk është përfshirë në fushatë. Përmendja e tij në atë shkrim si njeri që e ndihmonte zotin Rama për marrëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë, ky shkrim pati përgënjeshtrim nga zoti Grenell dhe u shpërnda. Ky përgënjeshtrim i Grenellit i shpërndarë nga djali i zotit Trump bëri efektin e kundërt”, tha Nazarko.
Ndërsa lidhur me situatën e partive politike para zgjedhjeve, ai tha se situata po vazhdon të mbetet e qetë.
“Përgjithësisht vazhdon që të ngelet në tone të qeta, natyrisht kemi hyrë në 190 ditëshin e finishit kështu që mund të pritet intensifikim dhe gjestet”, tha Nazarko.
Ndryshe, sondazhi i fundit nga kompania amerikane dha prognozën se Partia Socialiste do të fitojë shumicën.
“Duket se nuk ka befasi, duhet thënë që edhe rezultati sipas këtyre sondazheve është një rezultat relativisht i mirë, duke marrë parasysh peripecitë që ka kaluar zoti Berisha”, tha Nazarko.
https://www.youtube.com/watch?v=1eMCYjZsTAM
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.