Gresa dhe Xheneta e kanë akuzuar Vullnetin për pyetje provokative dhe tendencioze.
Debati tyre nisi pasi Vullneti i tha Gresës se gjendjen emocionale të kishte natën e ka pasur si rrjedhojë e ‘Prime’ të djeshëm nga inati dhe xhelozia.
Gresa i reagoi ashpër më pas duke i thënë se nga nata parë brenda shtëpisë, ka pasur gjëra shumë më të rënda dhe nuk e ka kapur ankthi.
“Lodhet njeri gati i erdhi fundi, akumulohen gjërat”, i tha Gresa për gjendjen e saj.
Ndërsa, Xheneta i tha se Vullnetit se e ka të drejtën e botës për të shprehur mendimin e tij, por sipas saj, banorët fjalët e tij ia shprehin në forma të ndryshme dhe nuk i citojnë siç i thotë ai.
Tutje ajo e akuzoi atë se po ia përdorë situatën Gresës, transmeton Klankosova.tv.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=Cq5SBgSWaqM
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.