“Gresa, pse bën si e mirë me Drilonin kur deri dje s’ke lënë gjë pa i thënë dhe sot sillesh kinse e mirë”, ishte pyetja e radhës nga banorët për Gresën.
Gresës nuk iu besua që iu bë kjo pyetje teksa u shpreh se me Drilonin ka qenë që nga fillimi e mirë, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk bëjë sikur e mirë me Drilonin, kam qenë e mirë me të që nga fillimi. Është e vërtetë që s’kam lënë gjë pa i thënë dhe është diskutuar me të gjithë banorë reagimi i tepërt i imi ndaj tij, por Driloni mi ka pranuar ato dhe e kemi diskutuar bashkë – e ka pranuar faljen time”, u shpreh Gresa.
Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=o4gMRlBsBNc
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.