Krerët e SBAShK-ut bashkë me kryetarin e Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, dhe atë të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, i shkruan të shtunën si mysafirë shefes së shtetit Vjosa Osmani.
Për ta ndalur grevën shefja e shtetit foli edhe me nxënësit, shoqërinë civile dhe prindërit, ku të fundit paralajmëruan se do t’i bojkotojnë zëvendësimet nëse ju kërkohet pas nisjes së mësimit.
Por nga realizimi i të drejtave të tyre nuk u zmbraps kryegrevisti, e madje as takimi me presidenten nuk ia zbuti qëndrimin Rrahman Jasharajt.
Këtë vendim nuk ja ndërroi as 50 euroshi që u tha nga kryeministri se do të ndahet për zyrtarët publikë, meqë sipas tij kjo nuk përkon me kërkesat.
Gjithë këto telashe sipas krejt palëve rrodhën në mungesë të dialogut tek i cili sipas Asociacionit të Komunave duhet të jetë koncentrimi, e jo tek ndëshkimet.
https://www.youtube.com/watch?v=oqCFrdIlAIw
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.