Këngëtarja Grimes i është bashkuar debatit mbi inteligjencën artificiale, duke i lejuar fansat e saj që ta përdorin zërin e saj për të krijuar muzikë përmes IA-së.
35-vjeçarja shkroi në Twitter se i duket tepër interesant dhe e pëlqyeshme që të bëhet fuzionimi me një makinë.
Sidoqoftë, ajo pret që kushdo të bëjë muzikë duke e përdorur zërin e saj, t’ia japë së paku gjysmën e fitimeve.
“Do t’i ndaj 50 për qind të përfitimeve të çdo kënge të gjeneruar me inteligjencë artificiale që e përdor zërin tim, sikurse me secilin artist me të cilin do të bashkëpunoja”, ka shkruar Grimes në Twitter.
“Nuk jam pjesë e asnjë produksioni e nuk kam as obligime ligjore”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.