Zgjerimi i një grope në Tierra Amarllia të Kilit, ka frikësuar banorët përreth të cilët po e lënë në faj kompaninë kanadeze të minierës së Bakrit, se me gërmime shkatërruan tokën.
“Shpërthimi i fortë është dëshmi se ata jo vetëm që po na shkatërrojnë shtëpitë, por e dëmtojnë edhe tokën. Dhe kjo është një frikë që ne si komunitet e kemi prej kohësh dhe që sot po dëshmohet me këtë vrimë", deklaroi një banor i zonës, përcjell Klan Kosova.
Shkaqet e vrimës me 200 metra thellësi, që u hap përnjëherë në rrethana misterioze, më 31 korrik me diametër prej 36.5 metrash, ende nuk janë zbuluar.
Megjithatë, përgjegjësit e hapjes se saj, u zotua se do t’i dënojë e gjobisë ministrja e Minierave në Kili, Marcela Hernando e cila ka ndaluar punën e minierës.
Ajo është në pritje të një përgjigje përfundimtare nga ekipet që po bëjnë studime hidro-gjeologjike dhe minerare në pjesën e shembjes së tokës.
https://www.youtube.com/watch?v=U6Qk9r3nIp8
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.