Një grua nuk shkoi në punë për dy javë për shkak të pikëllimit pas ngordhjes së qenit të saj.
47 vjeçarja, Wendy O'Grady u bënë thirrje njerëzve që të jenë më të kujdesshëm ndaj pronarëve që u ngordhin kafshët.
Qenin që i ngordhi, asaj ia solli burri i saj Mike, si dhuratë pasi kishte pësuar 10 aborte, pra qenin me emrin Zac po e konsideronin si fëmijën e tyre.
Ai u bë zëvëndësim i fëmijë për qiftim që nuk ishin në gjendje të kishin fëmijë dhe ky u bë një burim ngushëllimi për të dy.
"Humbja e Zac ishte njësoj si humbja e një fëmije”, u shpreh gruaja 47 vjeçare.
Zac ishte pjesë e familjes së tyre, për plot 12 vjet, shkruan The Independent, shkruan Klankosova.tv
"As nuk mund ta shpjegoj pikëllimin. Ishte e papërballueshme. Pas 12 vjetësh, të mos e shihja te dera kur kthehesha në shtëpi ishte shumë e vështirë”, shtoi ajo.
Gruaja bëri thirrje që të gjithë njerëzit që kanë përjetuar një dhimbje të tillë të flasin hapur, sepse është njëjtë sikur të humbin një anëtarë të familjes.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.