Hannah Probert nga Britania e Madhe, e kishte kuptuar se ishte shtatzënë vetëm dy ditë pasi kishte vdekur burri i saj, Bradley, nga një aksident me makinë.
Çifti për disa muaj rresht ishin munduar të kishin një fëmijë, por e vërteta u kuptua vetëm dy ditë pas vdekjes së Bradley, i cili ishte pasagjer në veturë në momentin kur ndodhi aksidenti.
22-vjeçarja ka thënë se për të ishte shumë i vështirë momenti kur kuptoi se i ka vdekur burri, por ajo fitoi forcën vetëm dy ditë pas, kur e kuptoi se ishte shtatzënë.
"Më kujtohet , dy ditë pas vdekjes së tij unë bëra një test shtatzënie dhe kur vijat u errësuan kuptova se isha shtatzënë me fëmijën e Bradley".
"Ishte momenti më i hidhur i jetës sime. Unë kisha një pjesë të Bradley që rritej brenda meje, por mu thye zemra që ai kishte vdekur dhe nuk do ta dinte kurrë se do të bëhej baba, gjëja që ai e donte më së shumti në botë".
"Nuk ishte e lehtë, vendosa që në funeralin e tij të tregoj para të gjithëve se jam shtatzënë.Ishte tepër emocionale, por e di që ishte gjëja e duhur për të bërë dhe jam e lumtur që e bëra "
"Ai ishte një person i mrekullueshëm. Ne mezi prisnim të bëheshim prindër. Kishim kaq shumë plane të mrekullueshme për të ardhmen tonë së bashku",ka thënë Probert.
Bradley kishte vdekur më 14 korrik të vitit 2018, Hannah ka lindur një djalë emri i të cili është Archie, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.