Policia ditën e djeshme ka gjetur arsenal armësh në fshatin Mikinicë të Leposaviqit.
Atje një grua ka raportuar tek organet e rendit se bashkëshorti i saj, e posedon këtë armatim.
Kjo ka ndodhur pasi ajo u kërcënua nga i dyshuari, i cili tashmë ka përfunduar në pranga.
Për rastin në fjalë, sot ka folur edhe korrepodenti i Klan Kosovës nga qyteti i Mitrovicës.
Gazetari Urall Boshnjaku dha detaje se çka u gjet në këtë aksion policor.
"Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mekinice të Leposaviqit policia ka gjetur dhe konfiskuar: 3 Pushkë automatike AK-47; 1 Pushkë ajrore; 1 Revole; 1 Shkrepës (në formë të Revoles); 55 Fishekë; 1 Bajonetë; 2 Thika; 5 Karikatorë i armës AK-47; 1 Karikatorë të revoles; 1 Këllëf të revoles; 1 Jakne ushtarake; 2 Këmisha te policisë se Serbisë”, deklaroi ai.
Për këtë, Klankosova.tv ka raportuar edhe gjatë së mërkurës./ Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/policia-ne-leposaviq-gjen-armatim-xhaketa-ushtarake-e-kemisha-te-policise-serbe-12/
https://www.youtube.com/watch?v=6vSodlBhqbk
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.