Një grua nga Miçigani i ShBA-së kishte arsye të shumta për të festuar kur fitoi xhekpotin prej 288 mijë e 903 dollarësh në lotari në ditëlindjen e burrit të saj.
"Ishte ditëlindja e burrit tim, Scott, kështu që ne u ndalëm në shtëpinë e fqinjit tonë rrugës për në shtëpi për të festuar. Teksa ishim atje, kunati im i dërgoi mesazh burrit tim numrat fitues. Teksa po i shikoja, unë vazhdoja të bërtisja: “Mendoj se kemi goditur! Burri im shikoi biletën dhe “i ra nofulla”, kujton 46-vjeçarja fatlume, Kristin Murawski.
Bileta përputhej me të pesë numrat, 21-23-25-34-38, duke i dhënë Murawskis çmimin e parë prej 288,903 dollarë.
"Fitimi i këtij xhekpoti e bën jetën tonë më të lehtë. Do të thotë një pensionim më i hershëm për bashkëshortin tim dhe më pak merak se si do t'ia dalim mbanë pasi të dy të dalim në pension", tha ajo.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.