Një burrë raportohet se është sulmuar nga një grua në Prizren.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 24 mars, ndërsa hetimet janë duke vazhduar ende, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është goditur nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.