Një grua është goditur para pak çastesh nga një veturë në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, njofton Klankosova.tv.
Klankosova.tv ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, derisa sipas informacioneve viktima ka pësuar lëndime serioze.
Dyshohet se ajo e ka kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.