Do të gënjenim nëse do të thoshim se nuk e kemi menduar kurrë se si mund të ishte të vdisnim. A ka një jetë të përtejme? Sa njerëz do të vijnë në funeral? – Janë vetëm disa nga pyetjet që ia kemi bërë ndonjëherë vetes, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Së fundmi, një grua ka organizuar funeralin e saj edhe pse është ende gjallë.
Në fakt, Mayra Alonzo ishte aq e etur për të ditur se si ndihej të vdiste, saqë e detyroi më të afërmit dhe më të dashurit e saj të vajtonin për të në një funeral të rremë, kur ajo qëndroi në një arkivol me qira për orë të tëra duke pretenduar se ishte e vdekur.
59 vjeçarja, nga Republika Dominikane, organizoi funeralin 'provë' gjatë muajit prill, në qytetin e Santiago, ku ajo u vesh nga koka te këmbët me të bardha për t’u dukur si një kufomë e vërtetë.
Pjesa më e çuditshme për të gjitha? Familja dhe miqtë e saj në të vërtetë shkuan së bashku me të, duke marrë me radhë të ecnin rreth arkivolit dhe të qanin me lot të rremë dhe duke i thënë lamtumirë Mayra-s së tyre të dashur, e cila në të vërtetë nuk po shkonte askund, akoma.

Të gjithë u ulën duke shijuar ushqime dhe pije dhe duke kujtuar kujtimet e tyre të preferuara me të, ndërsa ajo shtrihej atje dhe dëgjonte.
Mayra shpenzoi gjithsej rreth 1 mijë dollarë. Sidoqoftë, dita doli të ishte një sukses i zhurmshëm në sytë e Mayra, e cila e përshkroi atë si një “ëndërr të realizuar”.
Ajo i paralajmëroi ata që të mos vdisnin shumë shpejt sepse me sa duket të jesh në një arkivol nuk është aq e këndshme, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.