Një grua 46-vjeçare indiane, e cila nuk i ka prerë flokët që nga mosha 14-vjeçare, fitoi një rekord botëror, kur flokët e saj të jashtëzakonshme u matën 2 metra e 22 centimetra.
Smita Srivastava nga Uttar Pradesh, e cila u nderua me titullin e rekordeve botërore Guinness për flokët më të gjatë të një personi të gjallë, tha se ishte frymëzuar nga modelet e flokëve të gjata të bëra nga aktoret Hindi nga vitet 1980.
"Në kulturën indiane, perëndeshat tradicionalisht kishin flokë shumë të gjatë. Në shoqërinë tonë, është konsideruar e pafavorshme prerja e flokëve, ndaj kjo është arsyeja pse gratë i rrisnin flokët. Flokët e gjatë shtojnë bukurinë e femrave”, tha Srivastava për Rekordet Botërore Guinness.
Ajo shtoi se nuk ka ndërmend t'i presë flokët së shpejti.
"Unë do të kujdesem për flokët e mi për aq kohë sa të mundem. Nuk do t'i pres kurrë flokët sepse jeta ime është në flokët e mi. Dua që flokët e mi të rriten më shumë dhe të shoh se sa kohë mund t’i menaxhoj ato”, përfundoi indianja.
https://www.youtube.com/watch?v=AIOfTtjpDNs
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.