Një grua 26-vjeçare nga India u nderua me rekordin botëror Guinness për numrin e dhëmbëve në gojën e saj: 38.
Kalpana Balan ka gjashtë dhëmbë më shumë në gojë se mesatarja e një të rrituri, duke i dhënë asaj rekordin për më shumë dhëmbë në gojën e një personi (femër), njoftuan nga Rekordet Botërore Guinness, transmeton Klan Kosova.
Balan ka katër dhëmbë ekstra mandibular në nofullën e poshtme dhe dy dhëmbë ekstra në nofullën e sipërme.
Dhëmbët e saj shtesë, të njohur si dhëmbë të tepërt, filluan të rriteshin kur ajo ishte adoleshente, dhe fillimisht donte t'i hiqte, por dentistët i thanë se duhej të priste derisa të përfundonte dalja e tyre.
Balan tha se më pas vendosi të mos i hiqte, meqë nuk i shkaktojnë dhimbje.
Ajo shtoi se dentistët kanë përcaktuar se rekordi i saj mund të rritet në të ardhmen, pasi ajo ka dy dhëmbë të tjerë që ende nuk kanë dalë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.