Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Nazif Muslija po kërkohet nga policia italiane pasi gruaja e tij, Saxhidja u gjet e vdekur në banesën e çiftit në Ancona të Italisë.
Dyshohet se Saxhidja ishte rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, transmeton Klankosova.tv
Sipas raportimeve të mediave në Itali, Nazifi ishte liruar nga burgu në muaj korrik, pasi kishte vuajtur dënimin për dhunë dhe keqtrajtim ndaj gruas.
Prej momentit të ngjarjes, ai është është shpallur në kërkim të autoriteteve italiane.
Siç shkruan Ansa.it, viktima kishte raportuar disa herë rastet e dhunës ndaj saj, të shkaktuara nga bashkëshorti, transmeton Klankosova.tv.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/itali-gjendet-e-vdekur-ne-banese-gruaja-me-origjine-shqiptare-dyshohet-se-burri-e-rrahu-per-vdekje/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.